Pas viteve 1990 me politikën e dyerve të hapura dhe orientimin drejt ekonomisë së tregut, biznesi mori një zhvillim të madh, pasi gjëndja  ekonomike në Shqipëri ishte shumë e dobët dhe tregu thuajse bosh. Në vecanti biznesi privat nisi të çojë rrugët fillimisht në vendet fqinje, pastaj në Turqi, kryesisht në Stamboll dhe dalëngadalë në Kinën e largët.

Shqipëria importonte nga Kina produkte të ndryshme të konsumit të gjërë. Kështu nisën shkëmbimet tregtare dypalëshe midis Shqipërisë dhe Kinës. Me kërkesën e qeverisë shqiptare, Kina i ka ofruar Shqipërisë kredi mallrash me vlerë 5 milionë dollarë amerikanë. Që nga viti 1992, mënyra e tregëtise midis dy vendeve u ndryshua në tregëti me valutë. Volumi tregtar pësoi ulje drastike deri në 1 milion 790 mijë dollarë. Në këtë vit qeveria kineze i ofroi Shqipërisë ndihme falas me makineri e pajisje mjekësore farmaceutike. Në shkurt 1993 midis qeverisë kineze dhe asaj shqiptare u nënshkruan marrëveshja tregëtare dhe marrëveshja për mbrojtjen e investimeve. Tregëtia dypalëshe filloi të rritet.

Bashkë me shkëmbimet tregtare private filluan dhe problemet, një pjesë e të cilave buronin nga mungesa e njohurive nga pikëpamja e legjislacionit në fuqi në të dyja vendet tona.

Për këtë qëllim shoqata e Miqësisë Shqipëri-Kinë me të drejtë gjykoi krijimin e Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Kinë. Për këtë arsye një grup nismëtarësh të kryesuar nga kryetari i Shoqatës së Miqësisë, Z. Bujar Bedalli morën iniciativën të krijonin Shoqatën e Tregtisë Shqipëri-Kinë, gjë për të cilën patën dhe mbështetjen e ambasadës së Republikës popullore të Kinës në Tiranë.

Përpjekjet e grupit nismëtar u konkretizuan me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Nr.3346, datë 20 Qershor 2012 “Për Regjistrimin si Person Juridik të Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Kinë.”

Në mbledhjen e bordit Drejtues të Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Kinë në Tiranë, më datën 23 Mars 2017, u zgjodh Kryetari i ri i Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Kinë në zëvendësim të Z. Bujar Bedalli, i cili u nda nga jeta në gusht të vitit 2015.

 

Genti Bujar Bedalli u lind në Shkodër më 20 Janar 1970. Në vitin 1988 mbaroi gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, ndërsa studimet e larta pranë Universitetit të Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Politike, dega filozofi i përfundoi në vitin 1992.Në vitet 2011-2014 ka kryer edhe studimet në Fakultetin Juridik “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.Në vitet 2011-2012 përfundoi me sukses master-gender për barazi gjinore pranë Fakultetit të Shkencave  Sociale në Tiranë.Përvec gjuhës amëtare, zotëron edhe gjuhët italiane e angleze. Aktualisht qysh prej disa vitesh zhvillon veprimtarinë e tij në biznesin privat në Shqipëri.

Statuti i Shoqatës

Vendimi i Gjykatës