Dhoma ka për mision të ndihmojë biznesin shqiptar në përgjithësi dhe atë privat në vecanti në veprimtarinë e tij me Kinën;
grumbullon dhe shpërndan informacione biznesi në të gjitha fushat;
- përkrah dhe inkurajon negociata dhe marrëveshje tregtare bilaterale dhe multilaterale;
- jep asistencë në përpilimin e dokumentacionit të nevojshëm për pajisjen me liçencë të tregtarëve kinezë për të ushtruar aktivitetin e tyre në territorin e Shqipërisë;
- krijon marrëdhënie të ndërsjellta me homologët e saj dhe organizata tregtare në Republikën Popullore të Kinës;
- rekomandon firma dhe kompani tregtare kineze për të bashkëpunuar me analogët e tyre në Shqipëri.
Dhoma organizon seminare dhe aktivitete të tjera të cilat ndihmojnë në përmbushjen e objektivave të saj; zbaton programe bashkëpunimi biznes-qeveri e ndërmerr çdo veprim tjetër të ligjshëm që e ndihmon atë për të përmbushur objektivat e saj.
Dhoma ka të drejtë të marrë pjesë në tenderime dhe prokurimin e granteve, të kontraktimeve dhe shitblerjen nga ana e organeve shtetërore, të shërbimeve publike të mallrave dhe pasurive publike, si dhe të transferimit të shërbimeve publike dhe pasurimeve përkatëse nga sektori publik tek organizatat jo fitimprurëse.